Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen për huanë ushtarake prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë.

Financimi do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushjen e angazhimeve të vendit në NATO.

Shqipëria do të ketë katër vjet kohë për të tërhequr fondet dhe deri në 12 vjet për shlyerjen e plotë të huasë.

Marrëveshja u miratua në Kuvend me 74 votat e mazhorancës, ndërsa opozita bojkotoi votimin. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi financimin dëshmi të besimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu