Momente tensioni janë regjistruar në Lagjen 18 të qytetit të Korçës, pasi një automjet u dyshua se kishte lëndë plasëse të vendosur në të.

Video

Policia rrethoi zonën dhe në vendngjarje mbërritën forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat kryen kontrolle të detajuara në mjetin e dyshimtë.

Pas verifikimeve, rezultoi se objekti i konstatuar nuk ishte lëndë plasëse, por një pajisje GPS e vendosur në automjet.

Për disa minuta zona u mbajt e izoluar për arsye sigurie, ndërsa situata u normalizua pas përfundimit të kontrollit nga ekspertët anti-eksploziv.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të kuptuar se kujt i përket pajisja GPS dhe për çfarë qëllimi ishte vendosur në mjet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu