Kryetari i Grupit Parlamentar të PS,  Taulant Balla ka reaguar pas incidenteve gjatë protestës pranë Kuvendit, duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi të një efektivi policie të plagosur.

Në mesazhin e tij, Balla dënon aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo formë dhune.

“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan Balla.

Ai thekson se uniforma e Policisë së Shtetit duhet të respektohet për misionin që kryen në mbrojtje të qytetarëve dhe rendit publik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu