Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bicaj të Kukësit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi çatinë e një banese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas Policisë, rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës–Bicaj”, drejtuesi i automjetit, shtetasi T. C., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, është përplasur me murin rrethues të banesës dhe më pas ka përfunduar mbi çatinë e saj.

Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere, shtetaset M. C. dhe Xh. A. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe më pas u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Burime spitalore bëjnë me dije se të tre të lënduarit ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu