Hetimet për arratisjen spektakolare të Gentian Çipit nga Spitali i Serres kanë zbuluar një tjetër gjurmë të rëndësishme.

Një automjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit. Autoritetet greke dyshojnë se ai është përdorur si makina e dytë e arratisjes nga personat që ndihmuan 41-vjeçarin.

Më herët ishte gjetur një “Nissan Navara” i braktisur pranë spitalit, brenda të cilit ndodheshin një kallashnikov, targa dhe një bidon me benzinë.

Sipas hetimeve, të paktën tre persona të armatosur kërcënuan dhe çarmatosën eskortën, duke marrë me vete Gentian Çipin. Operacioni për kapjen e tij vijon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu