
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhjen e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive me vlerë rreth 500 mijë lekë në një banesë në Sharrë.
Në kuadër të operacionit “Last Scheme”, policia arrestoi Leonard Sinanin, 26 vjeç, Kleand Tomjen, 23 vjeç, dhe Mark Hilën, 37 vjeç. Në kërkim u shpall A. B.
View this post on Instagram
Gjatë kontrollit në një servis në bashkëpronësi të A. B. dhe Mark Hilës, u gjetën një armë zjarri, tre krehra, 82 fishekë, dy automjete, një motomjet dhe dy palë targa. Në banesën e Kleand Tomjes u sekuestruan një automjet dhe 55 mijë lekë.
Policia vijon punën për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.






