Gazetari Shpend Gashi është liruar disa orë pasi u shoqërua nga policia gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit në Tiranë.

Gashi është liruar nga Komisariati nr. 6, ku ishte dërguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës.

Në komisariat ishte shoqëruar edhe kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Pas lirimit, Gashi dhe Lapaj reaguan përmes një videomesazhi, duke iu drejtuar qytetarëve dhe pjesëmarrësve në protestë.

“Qëndroni të bashkuar!”, ishte mesazhi i tyre, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që të vijojnë protestën.

Shoqërimi i gazetarit ndodhi gjatë tensioneve dhe ndërhyrjes së policisë në protestën e zhvilluar këtë të martë para Parlamentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu