
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka udhëtuar drejt Moskës me një avion ushtarak amerikan C-17 për të zhvilluar disa takime, sipas raportimeve mediatike.
Avioni u nis nga baza Andrews pranë Uashingtonit, bëri ndalesë në Riga dhe më pas u ul në aeroportin Vnukovo. Kremlini deklaroi fillimisht se nuk kishte informacion për mbërritjen e tij.
Nuk janë bërë të ditura temat e takimeve. Mediat ruse raportojnë gjithashtu se avioni mund të përdoret për kthimin në SHBA të një shtetasi amerikan të burgosur në Rusi, por kjo mbetet e pakonfirmuar.






