
Zhvillime të reja në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë një muaj më parë.
Sipas informacioneve paraprake, katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për krimin e rëndë. Të arrestuarit raportohet se janë familjarë të ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylajt, mes tyre edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në fshatin Vitomiricë të Pejës. Si autor i dyshuar i vrasjes është identifikuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
Ngjarja shkaktoi reagime të forta në Kosovë, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e institucioneve dhe efektivitetin e masave për mbrojtjen e grave të kërcënuara nga dhuna.
Arlinda kishte kërkuar më herët ndihmë nga institucionet dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por pavarësisht kësaj mase, tragjedia nuk u parandalua.
Ende nuk janë bërë të ditura akuzat konkrete ndaj personave që raportohen të arrestuar dhe roli i dyshuar i secilit prej tyre në ngjarje.






