Konferenca e Kryetarëve ka miratuar zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend, të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pas diskutimeve mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, palët kanë rënë dakord që mocioni të zhvillohet në seancën plenare të 10 dhjetorit 2026.

Ndërkohë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u diskutua edhe projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 7–25 dhjetor.

Për këto dy çështje nuk është arritur konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Për rrjedhojë, projektprogrami dhe projektkalendari do t’i kalojnë për miratim me votim seancës plenare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu