
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes amnistinë penale, pasi mazhoranca arriti të sigurojë 84 votat e nevojshme për kalimin e projektligjit. Vendimi u mor pas një dite të mbushur me tensione, bojkot të opozitës dhe ndërprerje të përsëritura të seancës plenare.
Ndërkohë, jashtë Parlamentit vijoi protesta qytetare kundër qeverisë. Protestuesit marshuan drejt Kuvendit me pankarta dhe parulla, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke e cilësuar votimin e amnistisë si të shkëputur nga shqetësimet që, sipas tyre, kanë nxjerrë mijëra qytetarë në rrugë prej ditësh.
Seanca u zhvillua në prani të kryeministrit Rama dhe u shoqërua me debate të forta politike, ndërsa miratimi i amnistisë shënon një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj sesioni parlamentar.






