
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne, 2 nëntor, në filialin e Raiffeisen Bank, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi, duke iu shmangur kapjes nga policia.
Policia në kërkim të grabitësit
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura dhe as identiteti i personit që ka kryer ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e grabitësit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.






