Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Kurbinit.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, rreth orës 22:10 është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj, i njohur edhe me identitetet I.L., I.K. dhe I.N.. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën gjatë transportimit.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për grumbullimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu