Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me udhëzime për përdorimin e funksioneve të reja të platformës e-Albania, duke iu drejtuar veçanërisht prindërve, gjyshërve dhe qytetarëve që kanë vështirësi në përdorimin e shërbimeve elektronike.

Sipas Ramës, tashmë mjafton një komunikim me zë me asistenten virtuale Diella, e cila i orienton qytetarët hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit të nevojshëm deri te plotësimi i formularëve.**

“❤️ Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania 👵👴”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

19 shërbime më të thjeshta, hyrje edhe me fytyrë ose gjurmë gishti

Një nga risitë kryesore të prezantuara është mundësia për të përdorur 19 shërbime të e-Albania përmes komunikimit me Diellën.

Sistemi synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, sidomos për të moshuarit, të cilët shpesh kanë nevojë për ndihmë gjatë aplikimeve elektronike.

Një tjetër ndryshim lidhet me identifikimin në platformë. Pas aktivizimit të funksionit përkatës, përdoruesit mund të hyjnë në e-Albania përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pa pasur nevojë të shkruajnë çdo herë fjalëkalimin.

“📲 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit😍”, thekson Rama.

Rama publikon videon me udhëzimet

Kryeministri i fton qytetarët të ndjekin videon për të kuptuar mënyrën se si funksionojnë shërbimet e reja.

“🎥 Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është🤝🇦🇱”, përfundon ai.

Risitë janë pjesë e zhvillimit të versionit të ri të e-Albania, ku inteligjenca artificiale synon të marrë një rol më aktiv në ofrimin e shërbimeve publike.

Qëllimi i ndryshimeve është që qytetarët, veçanërisht ata të moshës së tretë, të mund të kryejnë më lehtë aplikimet dhe të marrin dokumentet e nevojshme, pa u përballur me procedura të ndërlikuara digjitale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu