
Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbeu” në , në protestën e tretë radhazi kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Tubimi nisi në orën 21:00 nën moton “Jo në emrin tim!”, ndërsa qytetarët po kundërshtojnë dënimet ndaj , Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pamjet e publikuara nga Prishtina tregojnë protestuesit duke u grumbulluar në qendër të kryeqytetit.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të shmangin turmat, duke paralajmëruar se tubimet mund të përshkallëzohen shpejt dhe se protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët e ardhshme në qytete të ndryshme të Kosovës.






