
Një fshat i tërë në veri të Italisë i dha lamtumirën 13-vjeçarit Mattia Maestri, i cili humbi jetën pas nëntë vitesh në koma.

Fëmija ishte sëmurë rëndë në qershor të vitit 2017, pasi kishte konsumuar djathë të prodhuar me qumësht të papërpunuar, të kontaminuar me bakterin Escherichia coli.
Në ceremoninë mortore në Coredo, nxënësit mbanin lule të bardha, ndërsa i ati e shoqëroi arkivolin në heshtje. Gjatë meshës u interpretua kënga “Hallelujah” e Leonard Cohen.
Trupi iu nënshtrua autopsisë në spitalin Santa Chiara të Trentos dhe më pas Mattia do të varroset pranë xhaxhait të tij.
Çështja gjyqësore pritet të rihapet. Dënimi i mëparshëm ndaj baxhosë që shiti djathin lidhej me shkaktimin e dëmtimeve shumë të rënda. Pas vdekjes së 13-vjeçarit, avokatët e familjes deklaruan se tashmë do të kërkojnë procedim për vrasje nga pakujdesia.