Studimi me rreth 500 mijë persona zbuloi se mjedisi dhe mënyra e jetesës ndikojnë shumë më tepër se trashëgimia gjenetike në plakjen biologjike.

Gjenet mund të kenë më pak ndikim në plakje nga sa besohej deri tani. Një studim i publikuar në revistën “Nature Medicine” analizoi të dhënat e rreth 500 mijë pjesëmarrësve në bazën britanike UK Biobank.

Studiuesit shqyrtuan afro 165 faktorë mjedisorë dhe rreziqe gjenetike, të lidhura me 22 sëmundje të moshës dhe vdekjen e parakohshme.

Rezultatet treguan se faktorët mjedisorë shpjegonin 17 për qind të ndryshimeve në rrezikun e vdekjes, ndërsa predispozita gjenetike më pak se 2 për qind.

Ndikimin më të madh e kishin të ardhurat, statusi ekonomik, punësimi, kushtet e banimit dhe bashkëjetesa me një partner. Mes zakoneve personale dalloheshin duhanpirja, aktiviteti fizik, gjumi dhe frekuentimi i palestrës.

Shkencëtarët theksojnë se gjenet mbeten të rëndësishme për sëmundje si demenca dhe disa lloje kanceri. Megjithatë, gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik, pesha e shëndetshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu