Këngëtarja e njohur Angus Dei ka publikuar krijimin e saj më të ri muzikor në gjuhën angleze, të titulluar “SMS OF LOVE”.

Kënga vjen në stilin R’n’B, e shoqëruar me një interpretim emocional dhe vokal të butë, që përcjell ndjenjat e një historie dashurie të ndërprerë dhe dhimbjen e një largimi të detyruar nga gjithçka që ka qenë e rëndësishme në jetë.

Projekti muzikor është realizuar nga The SuperStudios, ndërsa muzika, teksti, miksimi dhe aranzhimi mbajnë firmën e Erjon Zaloshjnës. Videoklipi i këngës është realizuar nga vetë Angus Dei.

“SMS OF LOVE” sjell një atmosferë të ndjerë dhe introspektive, ku përmes vargjeve dhe melodisë rrëfehet një histori dashurie e shprehur përmes mesazheve dhe ndjenjave që mbeten të pathëna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu