Është vetëdorëzuar në polici Pjerin Bitani, 70-vjeçari i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të fqinjit të tij, Vladimir Bruçi, ngjarje e ndodhur pasditen e së enjtes në Shkodër.

Sipas Policisë, pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve dhe uniformave blu, 70-vjeçari është dorëzuar në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në lagjen “Partizani”. Bitani dyshohet se, për motive të dobëta, qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, 64-vjeçarin Vladimir Bruçi.

I plagosuri u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Pjerin Bitani u arrestua për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu