Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një takim me studentë, duke e cilësuar bisedën me ta si një “dialog inkurajues”. Në postimin në Instagram, ai thekson se të rinjtë besojnë te protesta dhe shprehet se ka rënë dakord me një pjesë të shqetësimeve të ngritura prej tyre.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan Rama.

Fotografia e publikuar tregon pjesëmarrësit në një sallë ku shfaqet mbishkrimi “Fol me Kryeministrin”.

Rama e mbyll postimin me shprehjen “To be continued…”, duke lënë të kuptohet se dialogu do të vijojë. Në këtë postim, kryeministri nuk jep hollësi mbi shqetësimet konkrete të studentëve apo angazhimet për trajtimin e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu