Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkozet–Shijak, në zonën e Rrashbullit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.

Rreth orës 06:15, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin me iniciale V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu