Nga Çim Peka

Ervin, guida jote nëpër salla duket që është për të mbajt Mulin dhe jo për ta larguar.
Tani, së pari duhet të sqarosh se pse ti dhe Alimehmeti morët deputetë të PD në telefon për të siguruar firmat për Endri Shabanin?

Së dyti, a e kemi diskutuar bashkë para se të dënoheshe, kur takoje “cunat” në Elbasan, se ata në fund shkojnë me qeverinë. Thjesht i rrisin pazarin Ramës duke premtuar në takime të fshehta me “eksponentë të opozitës” mbështetje për opozitën.

Mbaj mend që edhe Grida pati deklaruar se kishte informuar kryetarin Basha që disa të “banditë” ishin gati të ndihmonin PD-në, por Basha kishte refuzuar.

Se pse kanë besim tek ju si dyshe banditët që mund të negocioni nuk e di, por di që në fund ata shkojnë me qeverinë. Shto faktin se ti bëre burg të padrejtë se denoncove një bandit, si mund të presësh që të ndihmojnë ata opozitën kundër Ramës!?

Ti mendon vërtet që TV me kriminelë që ka sot tregu, Top Channel me Gridën që i bën makiazhin Belinda Ballukut në tunel për tunelin, pas denoncimit që i kishte bërë Ahmetaj aferës pa i bërë asnjë pyetje për aferën, apo intervistat me anëtarët e “Metamorfozës” pa bërë një pyetje për përfshirjen e tyre në zgjedhje, pra ti mendon vërtet që ky TV kriminal dhe gjobëvënës i Ramës dhe bandave po mendon për rinovimin e PD!?

Nuk je kaq naiv.

Kemi diskutuar bashkë pa fund për problemet që ka PD, i kam artikuluar në studio edhe kur të kisha të ftuar dhe ti vetëm dëgjoje. Por problemet e PD nuk zgjidhen duke kërkuar vota për Shabanin e pastaj duke i sulmuar deputetët pse ta dhanë ty firmën për Shabanin.

A është PD sot një parti e ç’organizuar? Patjetër.
Përderisa deputetët lihen të lirë të firmosin edhe për çokat tua apo të të tjerëve, pa një linjë politike të qartë.

A duhet një orë e më parë që PD të ndryshojë bankën? Që dje.

Por idiotët e padobishëm nuk zëvendësohen me kalamaj kafenesh e pazaresh të vogla.

Shikoni paradoksin:
Ju që dje kërkonit ekzekutimin jo vetëm politik të Berishës, sot doni me çdo kusht ta mbani aty se pa të shkriheni të gjithë, por të largojë Gazin, Mulin e Albanën e të vini ju.

Kështu bëhet rinovimi i PD?

Ajo parti ka nevojë më shumë se kurrë t’u drejtohet universiteteve, po ju hapen dyert, e të ikë nga idiotët e padobishëm dhe kalamajtë e pazaresh të vogla. Po nuk e bëri dot këtë Sali Berisha, me ty Ervin, me Mulin e formatin tuaj do kthehet si partia e Tomës.

Do ekzistojë sa të jetë i pari gjallë. Pa për ju të tjerët shkrihet, njëlloj siç kërkonte Grida dikur në mbledhje grupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu