Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres së Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, duke e akuzuar se po mbështetet në informacione të pasakta të dhëna nga kryeministri Edi Rama dhe jo në situatën reale në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare, PD shpreh shqetësimin se qëndrimi i komisioneres nuk pasqyron krizën politike dhe shoqërore që, sipas saj, po kalon vendi.

Sipas opozitës, deklarata e Marta Kos nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës, por përkundrazi “i shërben Edi Ramës” dhe kontribuon në përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës.

Partia Demokratike rithekson mbështetjen e saj për protestat qytetare dhe deklaron se qëndron plotësisht pas pesë kërkesave të paraqitura nga protestuesit, të cilat i konsideron si kushtet e nevojshme për një zgjidhje paqësore të krizës.

Reagimi vjen në një moment kur debatet politike rreth protestave dhe zhvillimeve të fundit në vend kanë marrë edhe vëmendjen e institucioneve europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu