Opozita pritet të strukturohet në tre grupe parlamentare të veçanta në Kuvend, si një strategji për të përfituar më shumë kohë për diskutime dhe ndërhyrje në seancat plenare.

Gazetari Osman Stafa thotë se përveç grupit parlamentar zyrtar të PD-së, i cili do të drejtohet nga Gazment Bardhi, pritet që të formohen edhe dy grupe të tjera.

Grupi i Partisë së Lirisë, që do të ketë nevojë për të paktën 3 deputetë demokratë për të plotësuar numrin e nevojshëm për krijimin e një grupi më vete si dhe grupi i Aleatëve, i cili sipas burimeve kërkon rreth 4 deputetë nga PD për të marrë formë.

Lëvizja synon të shfrytëzojë rregulloren e Kuvendit, që u jep më shumë kohë në foltore partive me më shumë grupe parlamentare.

“Dita e sotme ka nisur me takimin e krerëve të grupeve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Në selinë e PD, po flitet për tre grupe parlamentare, që do ketë PD. Grupi parlamentar i PD do drejtohet nga Gazment Bardhi. Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë, që duhet t’i marrë Partisë Demokratike së paku 3 deputetë.

Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Grupi i Aleatëve, që pritet t’i marrë PD-së 4 deputetë. PD e bën këtë që të ketë më shumë kohë të flasë në parlament”, raporton gazetari Osman Stafa./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu