
Një 26-vjeçar është plagosur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, pas një konflikti të ndodhur në zonën e ish-Parkut.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. P., 26 vjeç, është goditur me mjet prerës.
I riu është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 mbërritën në vendngjarje dhe, pas veprimeve të para hetimore, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.






