Plani kriminal për ekzekutimin e biznesmenit Eduard Reçi kishte filluar prej datës 8 nëntor, por ekzekutimi i tij nuk është kryer.

Shkëlqim Duka, punonjësi i policisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë, prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në orën 23:00 qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli, i cili është fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

yacht hotel sarande

Kjo është faktuar nga kamerat e sigurisë për të cilën në to shquhet edhe një send në dukje armë zjarri me dylbi.

Por pavarësisht tentativës për ekzekutim që prej datës 8 e në vazhdim, krimi është kryer vetëm me datën 13 nëntor.

Policia, pavarësisht arrestimit të dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Duka, ende nuk ka gjetur armën e krimit.

Madje, asnjëri prej tyre nuk kanë lëshuar asnjë zë për grupim hetimore duke qëndruar në heshtje.

Policia e kishte siguruar informacionin që punonjësin e policisë si dhe për konfliktin të shtrirë në kohë mes vëllezërve Duka dhe Eduard Reçit.

Shkëlqim Duka rezulton se ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në Turqi, e ndërsa njihej nga grupi i oficereve për dëshirën për qitje me armë zjarri, e sidomos atyre me snajper.

Policia ka shtrirë hetimet edhe tek një person i tretë që besohet se iu ka ardhur në ndihmë vëllezërve për kryerjen e ekzekutimit./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu