Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatet mbi Zvërnecin, duke deklaruar se çdo rishikim i ligjit për zonat e mbrojtura do të bëhet në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, amendamenti që protestuesit e konsiderojnë si fitore nuk është miratuar, ndërsa ai i miratuar nuk lidhet me projektin në Zvërnec, por me zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë.

Kreu i qeverisë këmbëngul se projekti nuk cenon mjedisin dhe se mbrojtja e natyrës mbetet prioritet i qeverisë.

Në reagimin e tij ai ironizoi kundërshtarët e projektit, duke i akuzuar për dezinformim dhe përhapje të një “revolucioni imagjinar” në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu