
Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar në një takim të zgjeruar në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe zhvillohet në një moment të ndjeshëm politik, teksa vendi po përballet me protesta të vazhdueshme dhe debate të forta brenda mazhorancës.
Burime politike bëjnë të ditur se në fokus pritet të jenë zhvillimet e fundit politike, raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe situata e krijuar pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga grupi socialist.
Takimi konsiderohet si një test i rëndësishëm për kohezionin e shumicës në javët e fundit të sesionit parlamentar.






