Kandidatët për kryeministër dhe ministra në Mal të Zi mund të përballen me një kusht të ri përpara marrjes së detyrës: kontrollin e integritetit dhe verifikimin e konflikteve të interesit.

Parlamenti malazez pritet të shqyrtojë të hënën, më 16 nëntor, projektamendamentet kushtetuese që parashikojnë këtë procedurë, raporton Vijesti, duke iu referuar agjencisë MINA.

Sipas propozimit, personat që refuzojnë verifikimin ose rezultojnë me konflikt interesi të pazgjidhur nuk mund të propozohen për drejtimin e qeverisë apo për poste ministrore. Gjithashtu, personat e dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale me elemente korrupsioni nuk mund të zgjidhen në këto detyra.

Rezultatet e kontrolleve do t’i dorëzohen parlamentit, i cili do t’i publikojë dhe do t’i marrë parasysh gjatë votimit të qeverisë.

Nisma është ende në fazën e projektit. Pas shqyrtimit parlamentar parashikohet diskutim publik, përpara hartimit të propozimit përfundimtar të amendamenteve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu