Pensionistët kanë dalë në protestë ditën e sotme para Kryeministrisë.
Ata kanë deklaruar se nuk e përballojnë dot jetën me pensionet që marrin dhe kanë kërkuar pensione më të larta, pasi lekët nuk iu dalin as për ilaçe.
“Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi.
Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur. A ju vjen turp. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha një i moshuar. /vizionplus.tv