Situata është tensionuar mbrëmjen e së mërkurës pranë objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku po protestohet pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pamjet e publikuara tregojnë flakë në pjesën e çatisë së objektit, ndërsa pranë godinës ndodhen protestues dhe forca të Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve, drejt objektit janë hedhur fishekzjarre dhe më pas është shfaqur zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Gjatë protestës janë dëgjuar edhe brohoritje nga pjesëmarrësit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar që të përcaktojë shkakun përfundimtar të zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

Protesta pranë EULEX-it vjen pas aktgjykimit të së mërkurës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu