Enkelejd Alibeaj ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se ajo mund të disponojë informacione dhe dosje që, sipas tij, mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj zyrtarëve të lartë.

I ftuar në “Off the Record”, Alibeaj e cilësoi sjelljen e Hysenit si një “qasje për të bërë shantazh”, duke iu referuar edhe përplasjes së saj të së enjtes me gazetarët.

Sipas Alibeajt, ish-drejtoresha e SHISH mund të synojë përmes informacioneve që disponon prokurorë, gjyqtarë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë, por edhe kryeministrin.

“Ajo është futur në një modus mbrojtjeje dhe jo vetëm ajo, por edhe shumë të tjerë që ndihen të rrezikuar. Si mund ta bëjë? Me sulm, e bëri sot dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen”, deklaroi Alibeaj.

Ai shkoi më tej duke pretenduar se Hyseni nuk është e vetme dhe se mund të ekzistojë një rrjet personash që ndodhen në të njëjtën situatë.

“Ajo nuk është vetëm, është një inxhinieri e tërë njerëzish që janë në të njëjtin hall. Ata edhe mund të kenë fabrikuar dosje për të korruptuar funksionarë të lartë, në drejtësi, Parlament, pushtet, në opozitë, për t’i përdorur për një ditë të keqe, dhe dita e keqe është kjo sot”, tha Alibeaj.

Pretendimet e Alibeajt për ekzistencën apo fabrikimin e dosjeve nuk shoqërohen në deklaratën e publikuar me prova konkrete. Ndërkohë, Vlora Hyseni është nën hetim dhe ndaj saj zbatohet prezumimi i pafajësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu