Sali Berisha pas paraqitjes në SPAK

 

Gjykata Kushtetuese nuk ka shfuqizuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Berisha kishte kundërshtuar masën që e detyron të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, duke pretenduar se ajo është e papajtueshme me Kushtetutën.

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos japë një zgjidhje përfundimtare për masën, por ta rikthejë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Sipas Kushtetueses, masa e “detyrimit për t’u paraqitur” ndërhyn në lirinë e lëvizjes. Gjykata vlerëson gjithashtu se në vendimin e saj të prillit 2025, Gjykata e Lartë nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve që lidhen me nevojën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase sigurie.

Tashmë Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë këto elemente dhe të vendosë nëse masa ndaj Berishës duhet të ndryshohet apo të mbetet në fuqi.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë kreut të PD-së lidhur me pretendimet e tij për zhvillimin e një procesi të parregullt ligjor.

Deri në një vendimmarrje të re nga Gjykata e Lartë, masa e “detyrimit për t’u paraqitur” ndaj Berishës mbetet në fuqi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu