
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e tij me 60 ditë nga aktivitetet parlamentare, pas tensioneve të regjistruara gjatë seancës ku u votua Reforma Territoriale.
“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte nevojë për votën e Belinda Ballukut për miratimin e reformës që reduktoi numrin e bashkive, ndërsa pretendoi se kreu i qeverisë ishte paraqitur në Kuvend nën masa të shtuara sigurie. Këto janë pretendime politike të Bardhit.
Kërkesa e socialistëve për masë disiplinore lidhet me incidentet e një nate më parë në Kuvend, ku gjatë votimit të Reformës Territoriale pati përplasje mes deputetëve, ndërsa u hodhën shishe uji dhe sende të tjera në drejtim të anëtarëve të mazhorancës. PS ka kërkuar 60 ditë përjashtim si për Bardhin, ashtu edhe për deputetin Klevis Balliu.
Vendimi përfundimtar për masat disiplinore pritet të merret nga strukturat përkatëse të Kuvendit.






