Kryeministri Edi Rama, gjatë edicionit të tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave në New York, e vuri theksin te lidhja mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësisë ndaj brezave që vijnë.

Sipas Ramës, paqja nuk është thjesht një arritje diplomatike që vjen përpara zhvillimit ekonomik, por kushti politik që e bën atë të mundur.

“Masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se ky horizont nuk kufizohet vetëm brenda një vendi, por lidhet me një botë gjithnjë e më të ndërvarur, ku sfidat dhe mundësitë janë të përbashkëta.

Duke u ndalur te Europa, ai tha se kontinenti duhet të jetë më i hapur ndaj përvojave dhe ideve që vijnë nga jashtë tij.

“Ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, tha Rama.

Kryeministri ndodhet në New York në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen paralelisht me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu