Një shpërthim i ndodhur brenda perimetrit të zjarrit që ka përfshirë malin e Shëngjinit ka plagosur një person që po udhëtonte me makinë pranë zonës së flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi dyshohet se ka shkaktuar shkëputjen e një fragmenti guri, i cili ka goditur pasagjerin e automjetit që po lëvizte në drejtim të Shëngjinit.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e plagosjes.

Ndërkohë, zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në operacion janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të banuara dhe rrugës kryesore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu