Pas katër orësh protestë dhe marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbërritën mbrëmjen e së premtes pranë Prokurorisë së Tiranës, ku vijuan tubimin e tyre.

Pjesëmarrësit u ulën këmbëkryq në rrugë, ndërsa brohoritën vazhdimisht “Lironi çunat”, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së një dite më parë para Kuvendit.

Gjatë tubimit u dëgjuan gjithashtu thirrje për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas Policisë së Shtetit, 19 persona u arrestuan pas përplasjeve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku pati tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Të arrestuarit u shoqëruan në komisariat dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu