
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ligjore pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza iu bashkua këtë të premte protestës së organizuar në Prishtinë nga shoqatat e dala nga lufta, me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”. Ai deklaroi se tubimi nuk është i drejtuar kundër askujt, por synon të shprehë mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
View this post on Instagram
Kreu i PDK-së paralajmëroi se krahas protestave do të ndërmerren edhe hapa ligjorë, të cilët, sipas tij, pritet të konkretizohen gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës.
“Do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, demokratike, edhe protesta, por edhe veprime ligjore. Besoj se sot do t’i konkretizojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.
Hamza e cilësoi aktgjykimin e shet)kallës së parë si “të papranueshëm”, “të pabazuar në fakte” dhe “politik”, duke theksuar se këto janë qëndrimet e tij dhe të PDK-së ndaj vendimit të Speciales.
Protesta e së premtes është pjesë e reagimeve që kanë vijuar në Kosovë pas vendimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. (KOHA.net)






