Shërbimi i kimioterapisë në Shqipëri pritet të zgjerohet me nëntë njësi të reja rajonale, me synimin për t’u ofruar pacientëve trajtim më pranë vendbanimit dhe për të ulur ngarkesën në Spitalin Onkologjik në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku vlerësoi funksionimin e shërbimit të kimioterapisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe paralajmëroi zgjerimin e këtij modeli në të gjithë vendin.

Sipas drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, shërbimi i kimioterapisë funksionon që prej vitit 2017 dhe ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve të trajtuar. Nga 14 pacientë në vitin e parë të funksionimit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë trajtuar 156 pacientë dhe janë realizuar rreth 256 seanca kimioterapie.

Ajo theksoi se objektivi është ofrimi i një shërbimi të sigurt dhe cilësor, bazuar në vendimet e Tumor Board-it, duke shmangur udhëtimet e gjata të pacientëve drejt Tiranës dhe duke garantuar trajtim sa më pranë vendbanimit të tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu