
Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në çerekfinalen e zhvilluar në stadiumin e Los Anxhelosit.
Iberikët kaluan në avantazh në minutën e 30-të me Fabián Ruiz, por Belgjika reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 41-të me Charles De Ketelaere, pas asistit të Timothy Castagne. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Mikel Merino u shfaq sërish vendimtar. Në minutën e 88-të, mesfushori i Arsenalit përfitoi nga një gabim i portierit rezervë Senne Lammens dhe dërgoi topin në rrjetë për golin e fitores 2-1.
Lammens kishte hyrë në fushë gjatë pjesës së dytë pas dëmtimit të Thibaut Courtois, por gabimi i tij rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Me këtë sukses, Spanja kualifikohet për herë të dytë në historinë e saj në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Hera e parë ishte në vitin 2010, kur më pas fitoi edhe trofeun.
Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën më 14 korrik.






