Shqipëria ka reaguar ashpër pas sulmit të fundit rus me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit, ku është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, , e cilësoi ngjarjen “të papranueshme”, duke theksuar se jeta e ambasadorit shqiptar është vënë në rrezik serioz.

Në reagimin e tij, Hoxha deklaroi se Shqipëria dënon me forcë sulmet ruse ndaj objektivave civile në Ukrainë dhe paralajmëroi se vendosja në rrezik e personelit diplomatik përbën një përshkallëzim të rëndë të konfliktit.

“Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, Rusia vijon të godasë infrastrukturën civile, shkolla, spitale dhe banesa, ndërsa theksoi se lufta kundër Ukrainës duhet të marrë fund menjëherë.

Në reagimin zyrtar, Shqipëria i kërkon Moskës të ndalë sulmet, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të rikthehet në negociata.

Ministri Hoxha bëri me dije gjithashtu se ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur në Ministrinë e Jashtme për të dhënë shpjegime lidhur me sulmin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu