Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Sipas mediave amerikane, autori i dyshuar, i identifikuar si 21-vjeçari Nasire Best, hapi zjarr pranë kryqëzimit të 17th Street dhe Pennsylvania Avenue, shumë pranë ndërtesës Eisenhower Executive Office Building.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se i riu u përfshi në një përplasje të armatosur me efektivët dhe mbeti i vrarë në vendngjarje. Raportohet gjithashtu se një kalimtar i rastësishëm është plagosur nga të shtënat.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga mediat amerikane, i dyshuari kishte tentuar më herët të hynte në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Ngjarja shkaktoi alarm të lartë sigurie në zonë, ndërsa gazetarët dhe stafet pranë Shtëpisë së Bardhë u urdhëruan të futeshin menjëherë në ambiente të sigurta.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të verifikuar nëse 21-vjeçari kishte lidhje me ndonjë organizatë apo veproi i vetëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu