Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sot, 1 dhjetor, pagat indikative (orientuese) për sektorin e ndërtimit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, u bëhet apel tatimpaguesve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.

“Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në: Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pages”, bën me dije Drejtoria, krahas një tabele ku radhiten profesionet në këtë sektor paralelisht me pagën që duhet të marrin.

Pagat indikative në ndërtimShkarko këtu
Ajo që vihet re në këtë tabelë është se nuk ka pagë poshtë 80 mijë lekëve në këtë sektor, me një përjashtim të sanitarit për të cilin parashikohen jo më pak se 60 mijë lekë pagë.

“Çdo deklarim nën pagën indikative, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk”, paralajmëron Drejtoria e Tatimeve.

Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit. Deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar rreth 63 mijë persona, ku peshën më të madhe për numrin e tyre e mban Tirana./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu