Një konflikt i rëndë është regjistruar në fshatin Panaja të Vlorës, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër dhe më pas i ka vënë flakën një automjeti në pronësi të një firme që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit.

Sipas Policisë, shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Panaja, është konfliktuar me punonjësit e subjektit privat për motive të dobëta. Pas debatit, ai dyshohet se ka kanosur punonjësit duke qëlluar në ajër me armë gjahu dhe më pas ka djegur një kamionçinë të kompanisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke shoqëruar autorin e dyshuar në Komisariat për veprimet procedurale.

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu