Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar mesditën e së dielës në Pogradec, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij gjatë një konflikti në banesë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar në banesë dhe duke e shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprimet e mëtejshme procedurale.

E reja është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu