Ish-Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij përmes një deklarate zyrtare, ku u bë e ditur se Cheney vdiq mbrëmjen e 3 nëntorit 2025.

“Richard B. Cheney, nënpresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, vdiq mbrëmë. Ai ishte 84 vjeç”, thuhet në reagimin e familjes.

Cheney shërbeu dy mandate si Zëvendëspresident i SHBA nga viti 2001 deri në vitin 2009, nën administratën e Presidentit republikan George W. Bush, duke u konsideruar një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit dhe gjatë luftës në Irak.

Përpara kësaj periudhe, ai ka mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në Washington, mes tyre Sekretar i Mbrojtjes së SHBA gjatë viteve 1989–1993, si dhe anëtar i Kongresit për Wyoming për rreth një dekadë.

Familja e tij e përshkroi Cheney si një njeri që i dedikoi jetën vendit, familjes dhe shërbimit publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu