
Foto arkiv
Një 48-vjeçar është plagosur me thikë këtë të hënë në fshatin Proptisht të Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00. Dyshohet se shtetasi B. Ç., 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. Ç., 48 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Pas kontrolleve në zonë, 51-vjeçari u kap në fshatin Proptisht dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.






