
Gjyqtari Astrit Kalaja, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme, 6 tetor, pasi u qëllua në drejtim të tij me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Ai u dërgua menjëherë tek Spitali u Traumës, por gjyqtari mbërriti aty i pajetë.
Por, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja?
Me një karrierë 32 vjeçare, Kalaja u emërua për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Aty, ai shërbeu për shumë vite, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit, Tiranë.
Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua në detyrë kaloi procesin e Vettingut. Pavarësisht konfirmimit të tij, komisioneri publik kërkoi shkarkimin e Kalajës nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke.
Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë nga KPA-ja.
Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.
Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar I Gjykatës së Rrethit, Shkodër. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit, qarku Shkodër.
Kujtojmë se kjo ngjarja tragjike ka ndodhur mesditen e sotme, rreth orës 15:40, kur autori, i identifikuar si Elvis Shkëmbi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjyqtarit. Ky i fundit, u transportua menjëherë tek Spitali i Traumës, ku mbërriti i pajetë.
Po kësht, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dhe dy persona, babë e bir. Autori është arrestuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas informacione të para, autori ishte në proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës. Dy të plagosurit kanë lidhje me çështjen gjyqësore ku Shkëmbi ishte i përfshirë.
Më herët, i ati i autorit, i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan, lidhur me ngjarjen, në vitin 2020. Sipas raportimit të bërë asokohe, familja Shkëmbi ka një pronë ndërtesë plus truall në Shkodër që ia kanë uzurpuar. Ai i është drejtuar gjykatës, ku ka fituar në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.
Pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdoi të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.
Përveçse emisionit “Stop”, Shkëmbi i është drejtuar rubrikës “Shihemi në Gjyq”, në vitin 2024, tek emisioni “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, ku dhe pati përplasje midis palëve.
Sipas asaj që u shpjegua në “Shihemi në Gjyq”, pala akuzuese thotë se familja Shkëmbi që ka fituar pronësinë nuk ka origjinë prone. Gjyqet e bëjnë Gjonin pronar të truallit dhe godinës, por nuk ka pasur palë banorët.
Grupi hetimor po vijon hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.
/tvklan