KLOS- Një person i pajetë është gjetur në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se viktima është një 65-vjeçat i identifikuar me iniciale V.S.

Nga të dhënat e para mësohet se ai është qëlluar të paktën 3 herë me thikë në gjoks. Gjithashtu ka plagë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Viktimës i është gjetur pranë një thikë, çka ngre dyshime për një vrasje të mundshme.

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu