
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mesditën e kësaj të enjteje, ku një grua është vrarë me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar është bashkëshorti i saj.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, B. Z., rreth 55 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në komisariat për veprimet procedurale.
Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në krim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.






